William Saliba pritet që t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e Premier Ligës kundër Leeds United, pasi që mbrojtësi francez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në shpinë.
Saliba ka humbur vetëm një ndeshje të Arsenalit këtë sezon, kështu duke e formuar një partneritet tejet të fortë në mbrojtjes me brazilianin, Gabriel.
Por, Saliba u detyrua që të largohet nga ndeshja, në humbjen e Arsenalit në Ligën e Evropës nga Sporting Lisbona, për shkak të një lëndimi në shpinë.
Saliba mungoi në ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Crystal Palace, të cilën “Topçinjtë” e fituan me rezultat 4:1, dhe më pas u largua nga grumbullimi në Kombëtaren e Francës.
Në stërvitjen e sotme para ndeshjen së nesërme me Leeds, u vërejt mungesa e William Salibas dhe Eddie Nketiah./TV Arbëria