Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore në transmetim live

Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore në transmetim live

Sergio Agüero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.

Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë live, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka, burrë?” e pyeti Ibai Llanos kur pa Agüero-n duke shtrënguar duart.

Aguero u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.” “A doni që të shkojmë te mjeku?” – u përgjigj transmetuesi. “Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal,”, vazhdoi Aguero.

Sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Alavés kur ishte anëtar i klubit futbollistik të Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, Atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli. Që atëherë ai ka marrë pjesë me Ibai Llanos dhe në turne si Kings League.

/TV Arbëria

Powered by WordPress