Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

​Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke komentuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordimin për aneksin e zbatimit të tij në Ohër, ka thënë se kjo marrëveshje nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe heq dorë nga njohja e ndërsjellë, por gjithashtu është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.

Krasniqi i bëri këto komente pas takimit me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress