Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Joshua paralajmëron Franklinin: Po ia hap varrin vetes

Joshua paralajmëron Franklinin: Po ia hap varrin vetes

Anthony Joshua ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Jermaine Franklin përpara natës së ndeshjes, duke paralajmëruar se rivali i tij po “hap varrin e tij” për përballjen mes tyre në peshat e rënda.

Pas humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, Joshua synon të kthehet në rrugën e duhur duke luftuar në “O2 Arena” të shtunën.

Franklin ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e tij profesionale me atë disfatë që erdhi në të njëjtën arenë nëntorin e kaluar kundër Dillian Whyte, një luftë që amerikani ishte i bindur që e kishte fituar.

29-vjeçari synon të shkatërrojë shpresat e Joshua-s për t’u rikthyer në rrugën e kampionit të botës, me besim se do të sigurojë fitoren me nokaut që do ta linte të ardhmen e britanikut në këtë sport në dyshime serioze.

I etur për të rimarrë vendin e tij në elitën kryesore të boksit pa asnjë fitore që nga dhjetori 2020, Joshua paralajmëroi kundërshtarin e tij se do të mposhtet me nokaut dhe hodhi poshtë sugjerimet që tani mund të jetë koha e përsosur për dikë që ta luftojë atë.

“Kjo është koha më e keqe”, tha Joshua në një konferencë për shtyp të mërkurën. Sa më shumë që flet, aq më shumë po ia gërmon vetes varrin. Por është ajo që është. Mund të them shumë gjëra për të, por e respektoj kundërshtarin tim.”, shtoi ai.

“Nuk më takon mua të flas, të takon ty që të flasësh për mua. Unë do ta bëj punën time të shtunën. Dhe sinqerisht, kjo është gjithçka në të cilën jam përqendruar, nga raundi i parë në raundin e 12-të. Jam i përgatitur për të 12-roundet, por besoj në aftësinë time dhe në goditjen time për ta përfunduar më herët luftën.”, përfundoi Joshua.

Joshua ka kaluar disa muaj i mbyllur në kampin stërvitor në Teksas me Derrick James, njeriun që solli vitin e kaluar për të mbikëqyrur titullin e tij të fundit botëror.

/TV Arbëria

Powered by WordPress