Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar se me këtë marrëveshje Kuvendi i Kosovës do të përfitoj nga përvoja e Kuvendit të Kroacisë në procesin e negocimit për anëtarësim në BE , shqyrtimit të sistemit legjislativ dhe përafrimin/harmonizimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropian të Kuvendit të Kroacisë Domagoj Hajdukoviq, kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian, në përputhje të interesat e përbashkëta dhe me qëllim të krijimit të mundësive mbështetëse dhe përfitimit reciprok ndërmjet dy komisioneve parlamentare. Me këtë marrëveshje Kuvendi i Kosovës do të përfitoj nga përvoja e Kuvendit të Kroacisë në procesin e negocimit per anetaresim ne BE , shqyrtimit të sistemit legjislativ dhe përafrimin/harmonizimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Falënderuese ndaj shtetit të Kroacisë dhe kryetarit Hajdukoviq për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit tonë.
/TV Arbëria