Presidenti i Austrisë, Van der Belen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast, Van der Belen përmendi edhe ndryshimet kushtetuese.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. Nënshkrimi i sotëm i dy ministrave të drejtësisë edhe më tej do të thelloj bashkëpunimin në këtë fushë. Edhe në aspektin ekonomik kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por ka mundësi për avancim të këtij bashkëpunimi. Vizita e këtij delegacioni është i një rëndësisë së madhe. Austria është mbështetës shumëvjeçar i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Është e rëndësishme që vendet e rajonit të integrohen në Bashkimin Evropian. Ju jeni në rrugë të drejtë dhe meritoni integrimin në BE, Austria do të t’ju mbështesë në këtë rrugë. Dëshirojmë që Republikën e Maqedonisë ta inkurajojmë që të vazhdojë këtë rrugë. Ne besojmë se do t’ia arrini që të ndryshoni kushtetutën dhe të vazhdoni rrugën drejt BE-së. Ne do t’ju mbështesim në këtë”, tha Van der Belen.
Nga ana tjetër, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se takimi i sotëm me presidentin e Austrisë kaloi në frymë shumë productive, , shkruan AlsatM
“Austria është një nga shtetet e para që ndjen efektet pozitive por edhe negative të Ballkanit. Nga këtu është e qartë se kishim një bisedë të sinqertë dhe përmbajtjesore. Konfirmuam miqësinë tonë të ndërsjellë. Biseduam për gjendjen aktuale dhe çështjet e hapura në Ballkan. Për politikën e Austrisë për integrimin e Ballkanit. U pajtuam se në mungesë të perspektivës së qartë evropiane do të rritet euro-skepticizmi. U pajtuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Përshtypja jonë e përbashkët është se sot kishim bisedime produktive. Vitin e ardhshëm shënojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Austrisë“, tha Pendarovski.
/TV Arbëria