Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > A mund ta rrëzojë Kushtetuesja Presidenten për rastin e “Romani Iniciativa”

A mund ta rrëzojë Kushtetuesja Presidenten për rastin e “Romani Iniciativa”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, është duke pritur tash e gati 2 vjet një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Në kërkesën që Berisha e ka dërguar në Kushtetuese, pretendon se në zgjedhjet e fundit nacionale ka pasur orkestrim të votave nga ana e “ Romani Iniciativa” me “Listën Serbe” dhe se nëpërmjet këtij orkestrimi me një vendim të njëanshëm të PZAP-së dhe e konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka deputetet jo-legjitim pikërisht nga “Romani Iniciativa”.

Lidhur me këtë zvarritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese ka folur, ish-deputeti, Veton Berisha.

Berisha tha se ende nuk ka marr përgjigje nga kjo gjykatë .

Ai pretendon se vonesat në marrjen e vendimit nga Kushtetuesja janë të ndikuara.

Ish-deputeti njoftoi se pas çdo pyetje që i është dërguar këtij institucioni, përgjigja gjithmonë ka qenë e njëjta.

“13 prill 2021 edhe dy javë bëhen 2 vite. Kam dërguar herë pas here e-maile dhe kam kërkuar përgjigje se pse është kjo vonesë e vendimit, çdo herë përgjigje ka qenë e njëjta që rasti është individual dhe nuk e kemi ndonjë afat që na obligon me përfunduar në procedurë të shpejtë, kur është gati ju njoftojmë, kështu ka qenë përgjigja e tyre, ndoshta ka pas ndonjë ndikim që është vonuar deri tash vendimi për procesin e ankesës”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se nëse ankesa përfundon në favorin e tyre, atëherë ka deputet që janë jo-kushtetues.

Ai thotë se nuk është mirë që ankesa e tyre në Kushtetuese ta dëmtojë Kosovën.

“Institucionet nuk kanë bërë mirë që janë formuar pa përfunduar ky proces se nuk kish qenë mirë procesi ynë me dëmtuar Kosovën, ndoshta edhe me anuluar ndonjë vendim që është marrë për zgjedhjen e presidentes. Nëse pranohet ankesa sigurisht që ka deputet që janë jo kushtetues që e kanë votuar edhe presidenten dhe kryeministrin”, theksoi Berisha.

Berisha theksoi se me mos veprimin e Gjykatës Kushtetuese janë duke u diskriminuar.

“Rasti është dashur të trajtohet me prioritet pasi është cenuar demokracia, është bërë orkestrimi i votave dhe ju ka mohuar e drejta kushtetuese komuniteteve që e kanë të garantuar at vend prej orkestrimit të Listës Serbe. Vendimi në atë kohë edhe në PZAP dhe Gjykatë Supreme është marrë jo i drejtë nuk jemi trajtuar njësoj por të pabarabartë. Pres që të ndalohet mundësia e orkestrimit, ata që e kanë bërë këtë pres me u ndjek penalisht”, deklaroi Berisha.

Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane edhe kohë më parë është shprehur se gjykata ka përdorur standarde të dyfishta në rastin e keqpërdorimit të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës./FrontOnline

Ai përmend rastin e Duda Baljes me Ardijana Hoxhiqit dhe rastin e tij e Albert Kinollit me partinë e Elbert Krasniqit, i cili sipas Berishës u ndihmua nga Lista Serbe.

/TV Arbëria

Powered by WordPress