Kanë kaluar gjysmë ore lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës.
“Dardanët” vazhdimisht janë duke sulmuar dhe në kërkim të golit, që ta mbyllin pjesën e parë në epërsi ndaj Andorrës.
Të dy kombëtaret deri tani kanë regjistruar nga dy goditje drejt portës.
Mirlind Kryeziu është ndëshkuar me karton të verdhë te Kosova, kurse te Andorra u ndëshkua me të verdhë Marc Vales./TV Arbëria