Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takoi kryetarin e Linzit, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit

Osmani takoi kryetarin e Linzit, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryetarin e Linzit, në Austri, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë, të cilin e kultivojnë dy vendet.

Ata biseduan edhe mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në të gjithë Austrinë që e ka pasur tradicionalisht.

Presidentja Osmani, siç u bë e ditur në komunikatë, theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i ka njohur diplomat e Kosovës dhe ka ndihmuar në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ka ndihmuar në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim, është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

“Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, u bë e ditur në komunikatë.

Kryetari i Komunës së Linzit, Luger u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Osmanin për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin e Linzit. Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi./TV Arbëria

Powered by WordPress