Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > AAK kritikon Qeverinë për qasje “autoritare”: Pati tendenca për t’i kapur institucionet e pavarura

AAK kritikon Qeverinë për qasje “autoritare”: Pati tendenca për t’i kapur institucionet e pavarura

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka adresuar një varg kritikash në drejtim të ekzekutivit për qasje siç kanë deklaruar “autoritare” dhe me për presion mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri në një konferencë për medie së bashku me asamblistët e komunës së Prishtinës, ka kritikuar edhe Ligjin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këtë e quajti tendencë për t’i kapur institucionet e pavarura.

“Ne kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes Kurti, vit që po përsëritet dhe asgjë nuk është duke ndodhur. Ajo që dua të them sot është që qasja e kësaj Qeverie është qasje autoritare. Presioni i parë politik është duke rënë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju keni parë se si Qeveria tenton të jetë mbi. Presioni dhe tendenca për t’i kapur institucionet e pavarura, pra KPK-ja (këshilli prokurorial i Kosovës).

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria Kurti brenda dy viteve nuk ka bërë asgjë në interes të qytetarëve.

Kritika ka pasur për moskalimin e Projektligjit të Pagës Minimale dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë e shkolla.

“Nëse nisemi në sektorin privat, paga minimale është 170, ndërsa ligji për pagën minimale është në sirtarët e Kuvendit. Kemi kërkuar që të zbritet TVSh- ja në produktet bazë por që nuk është marrë parasysh. Nuk kemi investime, nëse e shihni infrastrukturën rrugore dhe në shkolla. Kjo Qeveri në vend se t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, po ua bën më të vështirë. Nuk kemi njohje. Kjo Qeveri do të mbahet mend si mosshpenzueshmëri të parasë publike”, u shpreh ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress