Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në SHBA, Policia jep detaje

Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në SHBA, Policia jep detaje

Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Neshville në SHBA.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua për vdekje nga policia.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane, Don Aaron, Neshville tha se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë, tha Don Aaron, shkruan BBC.

Policia ka dhënë një rrëfim për atë që ndodhi dhe kur, gjatë të shtënave vdekjeprurëse të djeshme në shkollën në Nashville:

Policia tha se e dyshuari hyri në shkollë duke qëlluar në njërën nga dyert e shkollës – të cilat ishin të gjitha të kyçura.

Sulmuesja është zhvendosur nga kati i parë në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar disa herë.

Policia mori thirrjen fillestare për të shtënat në orën 10:13 me orën lokale (15:13 GMT) të hënën në mëngjes.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, filloi të largonte njerëzit nga zona.

Pasi dëgjuan të shtëna armësh nga kati i dytë, policia u ngjit lart dhe pa qëlluesin të qëllonte.

Policia “qëlloi” të dyshuarën – e cila u qëllua për vdekje nga dy nga pesë policët që ishin në vendin e ngjarjes.

Sulmuesja ka vdekur në orën 10:27.

Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress