Nesër, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të ballafaqohet me Andorrën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Në konferencën e sotme për media, trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi u shprehën optimistë se nesër do të korrin fitore ndaj Andorrës për të shkuar në kuotën e katër pikëve.
“Pas barazimit me Izraelinku morëm një pikë të vlefshme me Izraelin dhe tani jemi gati për të hyrë në fushë vetëm për fitore ndaj Andorrës”, u shpreh Giresse
Ndërsa, sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi u shpreh shkurtimisht se vetëm fitorja është opsion nesër.
“100 përqind është vetëm fitorja opsion për ne. Për këtë nuk ka asnjë dyshim“, theksoi ai.
Muriqi, gjithashtu foli edhe për zhvillimet e fundit brenda FFK-së, ku u arrestua presidenti i federates, Agim Ademi, gjë e cila tha se ka ndikuar negativisht te lojtarët.
“Nuk kam një përgjigje të shkurtë dhe të saktë, por ajo situatë ka ndikuar për të keq tek lojtarërët, por ne po shikojmë për atë që do të bëjmë tani e tutje.“, shtoi ai.
I pyetur nëse preferon të luajë më shumë me Zenelin apo Zhegrovën, ai tha se nuk ka dallime, sepse i ka bashkëlojtarë dhe se nuk ka preferenca sa i përket kësaj pjese.
/TV Arbëria