Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.
Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovës për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm”, derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.
Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.
“Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë”, shprehet Halimi në fjalën e saj.
“Hovi i zhvillimit të kinematografisë kosovare me të cilin krenoheshim është stopuar duke iu falënderuar paaftësisë së kësaj ministrie…”, vazhdon tutje Halimi.
/TV Arbëria