Gjermani ka fituar me rezultat 2-0 miqësoren e mbrëmshme ndaj Perusë, ku golat u shënuan të dyja në pjesën e parë në qendërsulmuesi Niclas Fullkrug.
Në ketë ndeshje erdhi edhe debutimi i shumëpritur i sulmuesit shqiptar, Mërgim Berisha, i cili ishte i lidhur që disa vite me Përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Fullkrug dhe debutimi me Gjermaninë e ka bërë të lumtur, pasi e ka cilësuar si ëndërr.
“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë”, ka thënë fillimisht Berisha për Sportschau.
“E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, përfundoi sulmuesi shqiptar.
/TV Arbëria