Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe gjatë 2-mujorit të parë të këtij viti.
Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 22.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shkurt 2023, kur në 2-mujorin e 2022-shit ato ishin 20.7 miliardë lekë.
Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore, shkruan Atsh.
Falë avantazheve të tilla si, pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit, ka zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.
/TV Arbëria