Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova nxjerr barazim si mysafire ndaj Izraelit

Kosova nxjerr barazim si mysafire ndaj Izraelit

Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Izraelit dhe Kosovës, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield”, Kosova ka barazuar 1:1 si mysafire ndaj Izraelit.

Fillimisht, rezultatin të parët e zhbllokuan “Dardanët”, ku kalojnë në epërsi prej 1:0 përmes autogolit të Elazar Dasa në minutën e 36′.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për izraelitët e shënoi Dor Peretz, i cili vulosi rezultatin final 1:1 në minutën e 56′.

Kosova arriti të gjej përsëri golin në Tel Aviv përmes Milot Rashicës, por që VAR-i vendosi ta anulojë atë për shkak se gjatë aksionit kishte pasur prekje të topit me dorë nga ylli nga Kosova.

Me pikët e reja, Kosova zë vendin e dytë në Grupin I me një pikë, aq sa ka edhe Izraeli në vendin e tretë.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1./TV Malisheva

Powered by WordPress