Kur kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore deri te fillimi i ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, sipas shumë tifozëve, “Dardanët” po konsiderohen favoritë në këtë përballje.
Në sondazhin në faqen zyrtare të UEFA-s, ku iu kërkohet tifozëve të votojnë për fituesin e ndeshjes, Kosova po prin me 59%,
Ndërkaq, 35% kanë votuar Izraelin si triumfues në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.
Në anën tjetër, 6% e votuesve kanë vendosur që kjo ndeshje do të përfundojë me barazim. /TV Arbëria