Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere, me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë, ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.
Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit.
Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/TV Arbëria