Ipponi i Distria Krasniqit në sekondat e fundit në gjysëmfinale kundër gjermanes 🇩🇪 Mascha Ballhaus, në Grand Slam Tbilisi, ia siguroi finalen dhe luftën për medalje të artë xhudistes së Kosovës.
Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Afrika jugore Charne Griesel, në çerekfinale mposhti prapë me Ippon gjermanen Amber Ryheul.
Në finale Kampionia jonë Olimpike takohet me garuesen nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
/TV Arbëria