Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshendetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bёrё thirrje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, nё përfundim tё ditёs sё parё tё samitit tё Bashkimit Evropian, raporton RTK.
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian gjatё darkёs kanё trajtuar çёshtjen e dialogut. Pёr rezultatet e takimit tё Ohrit atyre u ёshtё drejtuar Josep Borell shefi i diplomacisё evropiane.
Theksi i diskutimeve ёshtё fokusuar nё domosdoshmёrinё e zbatimit tё secilёs pikё tё marrëveshjes nga tё dyja palёt.
/TV Arbëria