Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Testet e ADN-së nxjerrin në pah origjinën e linjës së Çerçiz e Bajo Topullit, ja çfarë është zbuluar

Testet e ADN-së nxjerrin në pah origjinën e linjës së Çerçiz e Bajo Topullit, ja çfarë është zbuluar

Testet e ADN-së jo vetëm që kanë konfirmuar traditën gojore të Topullarëve që vijnë nga një trung i përbashkët me Karagjozët e Gjirokastrës,  por kanë shkuar edhe më thellë në kohë. 

Në këtë rast, shekuj më parë, linja mashkullore e Bajo e Çerçiz Topullit e konfirmuar me test ADN-je nga meshkujt e Topullarëve që jetojnë sot në Gjirokastër, e ka origjinën e largët shekullore nga një trung mashkullor me vendodhje në zonat verilindore të Shqipërisë dhe bën pjesë në një nga trungjet kryesore të popullatës shqiptare që gjatë periudhës mesjetare ka pasur një shpërndarje të konsiderueshme drejt krahinave jugore të vendit, si në Berat, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë.

Origjina edhe më antike e kësaj linje ka qenë pjesë e fiseve veriore Ilire pasi nga teste ADN-je dhe analizave të karbonit të bëra nga arkeologe kroate në eshtra të zbuluara në Kroacinë e jugut, është konfirmuar që kjo linjë (Haplogroup në terminologjinë teknike) mashkullore, ka qenë prezente në Ballkanin Perëndimor rreth 3,500 vjet më parë dhe duhet të ketë qenë një nga linjat proto Ilire të rajonit.

Tashmë testet e AND-së janë bërë të çasshme nga çdokush që ka kërsherinë dhe mundësinë të testohet. Projekti Rrënjët (www.rrënjët.com) i ndihmon shqiptarët që kanë bërë testin e ADN-së për kromozonin Y, të kenë mundësi t’i krahasojnë rezultatet me databazën më të madhe të linjave mashkullore shqiptare që mirëmbahet nga “Projekti Rrënjët” në mënyrë vullnetare.

/TV Arbëria

Postimim origjinal për Bajo e Çerçiz Topullin mund ta gjeni më poshtë: 

Powered by WordPress