Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë sonte në përballjen kundër Lihtenshtajnit.
Kombëtarja e Portugalisë po përballet me Lihtenshtajnin në kuadër të fazës së grupeve të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Ronaldo kryeson sulmin bashkë me Joao Felix, dhe kapiteni i Portugalisë me paraqitjen e sotme ka shkruar histori në botën e futbollit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në ndeshjet me kombëtare në histori të futbollit.
Ronaldo me paraqitjen e sotme arrin në kuotën e 197 paraqitjeve me Portugalinë, një më shumë se Bader Al-Mutawa i Kuvajtit. /TV Arbëria