Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë diskutimet për dialogun me Serbinë. Pas tri pauzave, të zgjedhurit e popullit iu rikthyen edhe një herë ulëseve në legjislativ për të debatuar për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen kornizë bazë me Serbinë.
Në seancën e së enjtes mbrëma, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, akuzoi kryeministrin, Albin Kurti se përmes dialogut po mbulon dështimet të tjera në Kosovë.
Deliu: Kurti përmes dialogut po i mbulon dështimet në Kosovë
“Albin Kurti dialogun e ka bërë si një jorgan të madh që e merr dhe mbulon të gjitha problemet në Kosovë. Këtë po e bën më së miri, pasi në kohën kur po flasim 14 për qind janë rritur tarifat e energjisë elektrike në Kosovë. Në kohën kur po diskutojmë në Trust kanë humbur 200 milionë euro. Sot, kryeministri Kurti vjen e tallet me opozitën, në fillim ju kërkon mbështetje për dialog, e në anën tjetër krejt çka bëri sot është se i akuzoi opozitën se po duken si aktivistë të dorëhequr të LVV-së”, tha ajo.
Kritika karshi Kurtit për dialogun adresuan edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku. /TV Arbëria