Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vijim të vizitës së tij në Londër u prit sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Gjatë këtij takimi, Rama shoqërohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.
Sipas agjendës së publikuar në medie, kryeministri Rama pritet të takohet pasditen e sotme me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.
Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.
/TV Arbëria