Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit humbja më e madhe e Kosovës

Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit humbja më e madhe e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot në Kuvend se marrëveshja në Ohër me Serbinë është humbja më e madhe e Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë, Hoxhaj tha se ujdia nuk ka as themel juridik ndërkombëtar.

Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit humbja më e madhe e Kosovës

“Historikisht zotëri Kurti ka bërë përpjekje të bëjë politikë të madhe sa ka qenë në opozitë. Mirëpo të nderuar deputetë, marrëveshja në Ohër është humbja më e madhe që ka Kosova prej Ramubjes, deri në ditët e sotme. Nëse nuk i besoni kësaj sot, do t’i besoni vitin e ardhshëm”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje e prish edhe themelin e shtetit të Kosovës.

Hoxhaj: Marrëveshja nuk ka kurrfarë themeli juridik ndërkombëtar

“Marrëveshja nuk ka kurrfarë themeli juridik ndërkombëtar, veçse e prish përfundimisht themelin e shtetit të Kosovës”, përfundoi ai.

Kosova dhe Serbia u dakorduan pa nënshkrim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë së 27 shkurtit në Bruksel, e cila rrjedh nga plani i BE-së për dialogun.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress