Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Për një orë mazhoranca detyrohet t’i presë deputetët për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Për një orë mazhoranca detyrohet t’i presë deputetët për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Në mungesë të 80 votave, Kuvendi i Kosovës është detyruar t’i presë disa deputetë tjerë. Kjo për shkak se të enjten është paraparë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. 

Por pritja e gjatë i shkaktoi nervozë shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi. Ai kërkoi që seanca të fillojë dhe të mos i presë deputetët.

“U bë 1 ore e më shumë që jemi duke prit është e pa drejtë ndaj deputetëve që me shiku se kush voton. Demokracia është se kush është në sall duhet me votu, ne jemi mbi 80 vetë në sall kemi kuorum me votu, e vetmja zgjidhje është që ta largoni nga rendi i ditës për një seancë tjetër. Nuk është mirë që të shantazhohen kështu publikisht. Është jokushtetuese, jo ligjore”, tha ai.

Ndërsa shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i konsideroi të rëndësishme këto marrëveshje pasi përfitojnë komunat që kanë qenë të vërshurara.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të kalojnë këto marrëveshje. E para sepse prek qytetarët e territoreve që janë prekur nga vërshimet. Po ashtu edhe dy të tjerat janë jetike që të kalojnë”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress