Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

Gjatë protestave që u zhvilluan në pjesë të ndryshme të Parisit të hënën, pas miratimit të planit të diskutueshëm të reformës pensionale, u arrestuan 113 persona.

Ligjvënësit francezë refuzuan të hënën propozimin për mocionin e mosbesimit të qeverisë, e cila çoi në miratimin e planit të diskutueshëm të reformës pensionale të Francës.

Në Paris ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë. Demonstruesit në kryeqytetin francez u mblodhën në vende të ndryshme si stacioni Saint-Lazare, Places de République dhe Bastille.

Protestuesit përmbysën kontejnerët e plehrave të mbushura në rrugët e kryeqytetit dhe u vunë flakën.

Mediat lokale raportuan se 113 protestues u arrestuan në Paris.

Reformat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç, si dhe të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pension të plotë.

Plani ka ngjallur zemërim publik që kur u propozua vitin e kaluar, duke shkaktuar protesta dhe greva masive në të gjithë vendin që nga janari.

/TV Arbëria

Powered by WordPress