Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Ademi porositë futbollistët: Prioritet ta keni Kosovën

Extra AL PVC

Në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për Euro 2024, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll që në ditën e tyre të parë të grumbullimit për t’u dhënë mbështetjen e pa rezervë të tij dhe të të gjithë federatës, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024.

Në fjalimin e mbajtur para futbollistëve, Ademi shfaqi besimin në këtë grup të lojtarëve duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup.

“Po thuajse të gjithë ju, tashmë jeni në situata shumë stabile në klubet tuaja, keni kontrata të favorshme, shumica prej jush keni minuta të konsiderueshëm ne ekipet që po luani, prandaj kërkoj nga ju që gjatë vitit 2023, prioritetin ta keni te Kosova dhe që së bashku ta jetësojmë ëndrrën që e kemi që shumë kohë, e që është kualifikimi në Kampionatin Evropian.”, ka thënë Ademi.

Ai tutje u ka thënë atyre se tashmë kanë përvojën dhe kualitete e duhura për ta realizuar ëndrrën e madhe të të gjithë Kosovës.

“Ju tashmë keni edhe përvojën sepse jeni në një moshë të pjekur dhe keni rastin ideal për të arritur këtë qëllim që do të sillte lumturi e krenari të pakrahasueshme tek gjithë populli ynë. Keni kualitet, keni përvojë, keni nivel, ajo çfarë duhet të bëni është të angazhoheni maksimalisht, të mbështeteni në forcën e grupit, të tejkaloni interesat e ngushta personale dhe të fokusoheni tek suksesi ynë i përbashkët”, ka theksuar ai.

Kosova përballet me Izraelin më 25 mars dhe pastaj me Andorrën tre ditë më vonë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria...

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...

Serbia sërish dështon të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në

Nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor 2024,...

Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria zvicerane është e shqetësuar për qëndrueshmërinë e pensionit profesional, i njohur si shtylla e dytë. Më...

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave...