Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e re, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër.
Kusari-Lila ka thënë se paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, që dështuan të miratohen seancën e kaluar.
“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.
/TV Arbëria