Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > 39 vjetori i themelimit të tifozerisë së parë shqiptare

39 vjetori i themelimit të tifozerisë së parë shqiptare

Më 20 mars të vitit 1984 është themeluar tifo-grupi i parë shqiptar, “Torcida”.

Sot e 39 vjet më parë, themeluesi i saj, Shefqet Begu i njohur me nofkën Qeti, udhëhoqi grupin që në atë kohë njihej me emrin “Armata e Minatorëve- Torcida”.

Qeti këtë emër e ka sjellur në Kosovë, pasi kishte bërë bujë së pari në Brazil e më pas edhe në Kroaci, ku përkrahësit e Hajdukut të Splitit njihen me emrin “Torcida”.

Ndërsa “Torcida” e Mitrovicës, krahas klubeve të qytetit është përkrahëse edhe në ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Për këtë ditë të rëndësishme, tifozët mitrovicas organizuan të dielën një koreografi të veçantë në ndeshjen derbi të basketbollit Trepça-Peja në palestrën “Minatori”, që mund ta shihni në fillim dhe në fund të videos në vazhdim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress