Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Trepça’89, Ardian Muja.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Avni Shala, Enes Shosholli dhe Isuf Llumnica.
Komisioni vlerësoi se lojtari Trepçës ’89, Ardian Muja ishte më i miri i kësaj jave. Ai përveç se shënoi gol, kontribuoi me lojë kreative në mesin e fushës dhe bëri disa ndërpreje të kundështarit gjatë lojës, duke qenë më i merituari për fitoren e Trepçës’89 ndaj Dukagjinit (2:1). Këto tri pikë ia mundësuan skuadrës mitrovicase që të stabilizohet në garën për mbijetesë në elitë.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Trepça’89, Ardian Muja e ndau Shkëlqim Cakaj, menaxher i blerjës dhe furnizimjn në Albi Mall.
/TV Arbëria