Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i nis përgatitjet të të hënën (sot) për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit.
Në ndeshjen e parë për vitin 2023, Kosova do të udhëtojë në Izrael për ta zhvilluar takimin më 25 mars.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se stërvitja e “Dardanëve” do të mbahet nga ora 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Paraprakisht, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse do të flas për media nga ora 11:00 në Hotel Emerald.
Reprezentacioni i Kosovës në muajin mars do të zhvillojë edhe një tjetër përballje, atë kundër Andorrës, gjithashtu në kuadër të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.
Kosova – Andorra do të luhet më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/TV Arbëria