Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.
Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.
Molliqaj tha se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb”, i cili po shitet nga Kurti si një e arritur për Kosovën, në fakt është edhe më e dëmshme se Asociacioni.
“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.
“Pas Ahtisari Plus tani po ofrojmë Asociacion plus”.
Sipas tij, Serbia ka shënuar fitore të madhe dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka ftuar kreu i PSD-së.
/TV Arbëria