Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjermania përshëndet dakordimin në Ohër: Tani duhet të zbatohet, do të jemi në krah për të përmbushur perspektivën e juaj evropiane

Gjermania përshëndet dakordimin në Ohër: Tani duhet të zbatohet, do të jemi në krah për të përmbushur perspektivën e juaj evropiane

Gjermania e ka quajtur lajm të mirë dakordimin e marrëveshjes në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një reagimi publik, zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit ka thënë se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një pikëmbështetje të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane”, ka shkruar Hebestreit në Twitter.

Po ashtu, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thekson se duhet pa vonesë të ketë përparim të shpejtë në çështjet e dakorduara në këtë marrëveshje.

“Në të vërtetë, tani kemi nevojë që pa vonesë të ketë përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, thekson Rhode.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress