Dje, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, me ndërmjetësuesit e BE-së, kanë arritur të pajtohet që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që është e mundur. Megjithatë, kjo Marrëveshje nuk është nënshkruar zyrtarisht.
Për mosnënshkrimin e kësaj marrëveshje, presidenti serb, Vuçiq, një ditë pas takimit ka thënë se “nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”.
Vuçiq në konferencë deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.
Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri në këto vija të kuqe, raporton Danas.
Vuçiq, tutje ka thënë se bisedimet nuk janë të lehtë sepse ka interesa të ndryshme nga palët.
“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”
Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.
“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq mes tjerash.
Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.
Gjithashtu, ai ka treguar se gjatë bisedimeve të djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, teksti është ndryshuar 12 herë.
/TV Arbëria