Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Abdixhiku: Kurti i solli Kosovës një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me Asociacion

​Abdixhiku: Kurti i solli Kosovës një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me Asociacion

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas pajtueshmërisë së Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.

Ai është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka sjellur mbrëmë Kosovës një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me Asociacion.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

/TV Arbëria

Powered by WordPress