Cilat janë fiset e Kosovës që janë ndër më të njohurit e përhapurit? Një fjalë e urtë popullore thotë: “Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit.” Për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht?
Në të vëretetë po flasim për fiset shqiptare. Nisur nga libri “Mbiemrat e shqiptarëve të Kosovës – prejardhja dhe shpërndarja rajonale” shkruar nga Ali Caka dhe libri “Fiset Shqiptare” shkruar nga Robert Elsie, po ju sjellim zbërthimin e kësaj fjale të urtë. Shqiptarët siç mund edhe ta dini janë organizuar gjithmonë në fise dhe në po atë mënyrë kanë ndërtuar dhe emërtuar edhe tokat e tyre.
Fiset e mësipërme janë edhe fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë dhe më vonë u zgjeruan në të gjithë Kosovën. Ndaj, sot në këtë artikull do t’ju sjellim fiset kryesore të Kosovës, shpjegimin e epiteteve të tyre dhe në artikullin e radhës disa nga fiset shqiptare.
1. Menja e Gashit
Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre.
2. Syni i Krasniqës
Ashtu si fisi i Gashit edhe fisi i Krasniqës e ka prejardhjen në qarkun e Tropojës në verilindje të Shqipërisë. Sipas referencave thuhet se fisi i Krasniqës ka prejardhjen prej Bosnjës. Stërgjyshi i fisit të Krasniqës ishte Kolë Mekshi, prej të cilit u formua edhe dega e Krasniqës. Fisi i Krasniqës është i njohur si fis malësorësh dhe shquhet për syçeltësi. Të kthjellët dhe të shkathët në tregti ata kanë zotëruar tregun kryesor në Gjakovë.
3. Inati i Berishës
Rajoni i fisit të Berishës ndodhet në jug të lumit Drin, në qarkun e sotshëm të Pukës. Në fakt mbiemri Berisha është regjistruar si Berisa më 1691, në hartën e hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli. Berisha është mbiemër shumë i njohur, vecanërisht në Kosovë. Në mesin e fiseve malësore, fisit Berisha i ka dalë nami për inatin dhe mërinë që mban. Sipas një legjende, Skëndërbeu mallkoi Berishën e Muhurrit kur mori vesh se po bashkëpunonte me turqit dhe ndryshoi nga feja e krishtertë në atë muslimane.
Or Berish, Berish qeni,
Kërkund vend mos t’zanë kuvendi,
Si n’të raj, si në pleqnajë,
Kurrë mos u bëfsh tri shpajë.
4. Gjarpnia e Thaçit
Edhe fisi i Thaçit i përket qarkut të Pukës, në anën jugore të Lumit të Drinit, në Shqipërinë e Veriut. Thaçi ka qënë fis katolik ashtu si fiset e tjera që përmënda më sipër. Me prejardhje nga fisi i Thaçit është fisi i Vokshit, i cili u vendos në Kosovë, Fisi i Thaçit njihet për veçoritë e finokërisë dhe të dredhisë.
5. Trimnia e Kelmendit
Rajoni i fisit të Kelmendit gjendet në rrethin e sotshëm të Malësisë së Madhe, në pjesën veriore dhe më të ìȥȯɭưɑɾ të Shqipërisë. Kelmendi i cili është edhe emër i zakonshëm familjar, veçanërisht në Kosovë, lidhet me emrin e Shën Klementit në saj të ndikimit të kishës Katolike. Shkrimtari venedikas, Marino Bolica, raportonte se ky fis përbëhej nga burra të ɑɾɱɑʈȯsưɾ deri në dhëmbë, burra të paepur, të ɾɾeptë , trima dhe grabitqar të mëdhenj.
/TV Arbëria