Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ancelotti ia lë Realit të vendosë për të ardhmen e tij

Ancelotti ia lë Realit të vendosë për të ardhmen e tij

Në konferencën e sotme për media para “El Clasicos” së dielës me Barcelonën, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u pyet rreth të ardhmes së tij te kampioni evropian.

Tash e disa kohë spekulimet nuk ndalen për Ancelottin, ku vazhdimisht sugjerojnë se trajneri italian do të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali.

Por, si duket këto spekulime nuk janë aspak të vërteta, pasi që Ancelotti tha se nëse do të kishte mundësi do të qëndronte tërë jetën si trajner i Realit.

“Klubi duhet të vendosë. Unë do të dëshiroja shumë që të qëndrojë te Real Madridi për gjithë jetën time, por është e pamundur. Dua që të vazhdojë këtu”, tha Ancelotti.

“Nëse dëshirojnë që unë të qëndrojë tre muaj, do t’i shijoj tre muaj. Nëse dëshirojnë tre vite, do t’i shijoj tre vite”, tha më tej Ancelotti.

Kontrata aktuale e Carlo Ancelottit me Real Madridin skadon më 30 qershor të vitit 2024.

/TV Arbëria

Powered by WordPress