Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet tejet interesante të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, Prishtina po avancon 1:0 si mysafire ndaj Drenicës.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Bujar Pllana, i cili kaloi Prishtinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 33′ të ndeshjes.
Po ashtu, krahas kësaj përballje po zhvillohet edhe ndeshja mes Malishevës dhe Dritës, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Të dy skuadrat hyjnë në pushim pa e gjetur golin.
Pjesa e parë:
Drenica 0:1 Prishtina
Malisheva 0:0 Drita
/TV Arbëria