Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një prononcim për media ka thënë se Maqedonia e Veriut është vetëm mikpritëse e bisedimeve. Ai është shprehur se do të ishte i kënaqur që sado pak të kontribuojnë për arritje pozitive në këto bisedime.
Pendarovski: Maqedonia e Veriut është vetëm mikpritëse
“Unë vetëm u përshëndeta me ta, ju dëshirova punë të mbar dhe të suksesshme, këtë po them që nuk mund ta di sepse nuk jam në bisedime. Maqedonia e Veriut është vetëm mikpritëse, unë besoj që do të jemi mikpritës të shkëlqyer, supozoj që sado pak do të kontribuojmë për arritje pozitive në këto bisedime”, ka thënë Pendarovski.
Presidenti Pendarovski ka shtuar se ka një seri bisedimesh dhe mendon se mund të ketë edhe bisedime tjera.
Pendarovski:Ju e dini aty ka një seri bisedimesh
“Jo, ju e dini aty ka një seri bisedimesh, mendoj se mund të ketë edhe bisedime tjera, nuk do flas për këtë kjo nuk është kompetencë e imja, nuk është materia ime, unë sot jam vetëm mikpritës.
Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.
/TV Arbëria