Takimet zhvillohen në “Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Vila gjendet në një kodër të një pylli rreth gjashtë kilometra larg qytetit të Ohrit, raporton nova.
Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.
Për takimin e sotëm janë akredituar rreth 200 gazetarë, por nuk u lejohet hyrja në vilën e Biljanës, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë.
Ndryshe, palët pritet të dakordohen për rrugën e zbatimit të planit evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/TV Arbëria