Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim.
/TV Arbëria