Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë teksa kanë kundërshtuar reformën qeveritare për pensionet.Mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën kontroverse për rritje të moshës së pensionomit prej 62 në 64 vjeç, pa votim në parlament.Menjëherë pas vendimit të Macronit, opozita e ka nisur procesin për votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.
Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit.
Protesta janë mbajtur edhe në qytetet tjera franceze, përfshirë Strasburgun.“Ne nuk do të heqim dorë”, ka thënë një protestues.
“Ka ende shpresë që reforma mund të tërhiqet”.Qeveria ka thënë se ndryshimet në ligjin për pensione janë thelbësore, për të shmangur stërngarkimin dhe potencialisht, bllokimin e sistemit për pensionet.
Nga protestat janë prekur shumë shërbime publike, përfshirë transportin, si dhe shkollat.
/TV Arbëria