Të paktën gjashtëmijë fëmijë ukrainas janë mbajtur në të paktën 43 kampe dhe objekte ruse, sipas një raporti amerikan.
Moska ka mohuar akuzat që forcat e saj kanë kryer krime lufte dhe Kremlini e cilësoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për Vladimir Putinin si “të pavlefshëm”.
Ukraina vlerëson se numri i “fëmijëve të rrëmbyer” është më afër 16,000, me vetëm 300 prej tyre të kthyer në shtëpi deri më tani.
Volodymyr Zelenskyy i quajti dëbimet e supozuara të fëmijëve një “të keqe shtetërore që fillon pikërisht nga zyrtari më i lartë i Rusisë”.
Ai tha se qeveria ukrainase do të bëjë gjithçka që mundet për të kthyer çdo fëmijë.
/TV Arbëria