Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gazetari holandez pas fletarrestit për Putinin: Tani ai ka vetëm një opsion ose përfundon si Millosheviqi

Gazetari holandez pas fletarrestit për Putinin: Tani ai ka vetëm një opsion ose përfundon si Millosheviqi

Gazetari holandez, Harald Doornbos, ka thënë se pas lëshimit të fletarrestit për Vladimir Putinin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për presidentin rus ka mbetur vetëm një opsion: Që ai të ngulmojë dhe të qëndrojë në pushtet me çdo kusht ose përndryshe do të përfundojë sikurse ‘Kasapi i Ballkanit’, Sllobodan Millosheviqi.

“Opsioni i vetëm i Putinit tani është të ngulmojë dhe të qëndrojë në pushtet me çdo kusht, sepse përndryshe ai do të përfundojë si Millosheviqi”, ka shkruar Doornbos në ‘Twitter’.

Doornbos këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e ka konsdieruar si të kuptimtë, megjithatë ka shprehur skepticizmin e tij se koha për këtë vendim mund të mos jetë përzgjedhur strategjikisht, sepse sipas tij tashmë nuk ka kthim prapa për Putinin. /TV Arbëria

Powered by WordPress