Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj për qasjen që kanë pasur kur ishin në opozitë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se AAK-së dhe VV-ja marrëveshjet që i kanë kundërshtuar në opozitë i kanë pranuar kur kanë ardhur në pushtet.
“I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet. Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka shkruar Hamiti.
Deri me tani vetëm VV-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë mbështetje Planit të BE-së.
AAK-ja është e vetmja parti opozitare që po e përkrah këtë dokument.
Dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK janë shprehur kundër këtij plani, duke thënë se kanë rezerva të mëdha për piken 7 të planit.
/TV Arbëria