Abazovic shprehi kënaqësinë e Qeverisë së vet që patë mundësi që të pret një delegacion të AKB-ës dhe bizneseve të Kosovës ku shprehi gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe turistik përmes investimeve të përbashkëta në Mal të Zi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit si një vend i sigurt dhe tërheqës për investitorët e huaj e sidomos ata të Kosovës.
Shahini falënderoi Kryeministrin e Malit të Zi, Abazovic për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështet investitorët nga Kosova në Mal të Zi, të cilët janë të shumtë, kryesisht në bregdetin dhe Rivieren e Ulqinit por edhe tek Kryeqyteti në Podgoricë Budvë dhe Bar për të cilën qytetarët e Kosovës qoftë biznese apo edhe investime individuale po japin shembull të mirë dhe po bëhen model si investitorë në Mal të Zi.
Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve, u tha se janë të ulëta të cilat kapin shumën mbi 60 milionë euro të cilat në krahasim me vendet e tjera mbetet ende mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Delegacioni i AKB-së ishte i përcjellë nga Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherkai përbërë nga, Agim Shahini, Suat Berisha nēnkryetar, Shkëlzen Jusaj anëtar Bordi, Gazmend Abrashi Konsull Nderi i Mali të Zi në Kosovë, Lumnije Ajdini Drejtore menaxhuese e AKB-së dhe Artan Kuqi anëtar.
/TV Arbëria