Kaosi i madh që shpërtheu në qendrën e qytetit italian të Napolit mbrëmjen e së mërkurës është vlerësuar në mënyrë të habitshme nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Ishte një skenë terrori në rrugë përpara ndeshjes së fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve të Napolit me Eintracht Frankfurt, teksa tifozët ultras të palës italiane shkaktuan trazira në qytet dhe dëmtuan pronat.
Makinat, duke përfshirë një automjet policie, u dogjën, u hodhën predha dhe u thyen xhamat nga tifozët. Tani sjellja e tyre është vlerësuar nga shefi i Napolit, i cili pranoi se është “krenar” për sjelljen e tmerrshme të tifozëve italianë.
Duke folur në një konferencë për shtyp që u mbajt sot në mëngjes, si përgjigje ndaj skenave të tmerrshme që dominuan titujt e mediave, De Laurentiis bëri krahasime të çuditshme me futbollin anglez dhe veprimet e ish-kryeministres konservatore, Margaret Thatcher.
“Me siguri ata që bërtasin ‘Napoli jemi ne’ dje ishin jashtë stadiumit, duke ndjekur gjermanët në qytet apo luftë guerile me policinë. Dhe dje Maradona ishte një stadium anglez”, tha Laurentiis.
“Dhe jam krenar që ua kam dhënë këtë imazh njerëzve, atyre që na kanë ndjekur në TV në të gjithë botën. Tani politika duhet të merret me problemin dhe shpresoj që Giorgia Meloni do ta bëjë, si e vetmja kryeministre që kishte guximin: britaniken Margaret Thatcher”, shtoi më tej Laurentiis.
Më pas ndodhën akte të tjera kriminale ndërsa policia mbërriti në përpjekje për të shpërndarë turmat që ishin krijuar në disa nga rrugët historike të qytetit pasi situata rrezikonte të përshkallëzohej më tej.
Policia përfundimisht ishte në gjendje të merrte gjithçka nën kontroll dhe gazeta italiane “Gazzetta” raporton se tetë persona – pesë italianë dhe tre gjermanë – u arrestuan për pjesëmarrjen e tyre në trazirat e dhunshme. /TV Arbëria