Futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë ftuar nga trajneri i Zvicrës Murat Yakin për ndeshjen kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Novi Sad më 25 mars dhe është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin EVropian “EURO 2024”.
Kjo ndeshje zhvillohet në Serbi pasi Bjellorusisë nuk i lejohet zhvillimi i ndeshjeve në territorin e saj për shkak të përfshirjes në inovacionin rus në Ukrainë.
Udhëtimi i tyre në Serbi ishte vënë në dyshim për shkak të reagimeve që mund të kenë tifozët atje pasi Xhaka dhe Shaqiri kanë qenë figurat më të hidhura për Serbinë duke e eliminuar dy herë nga kampionatet botërore, atë të vitit 2018 në Rusi dhe në Katar vitin e kaluar.
Në grup me Zvicrën e Bjellorusinë janë edhe Kosova, Izraeli dhe Andorra.
Kjo është lista e plotë e të ftuarve në kombëtaren e Zvicrës:
Aufgebot / Sélection / Convocazione
🇧🇾 🆚🇨🇭
📅 25.3 🕕 18:00
🏟️ Novi Sad/SRB🇨🇭🆚 🇮🇱
📅 28.3 🕘 20:45
🏟️ Stade de Genève
🎟️ https://t.co/LvDlnGCOl1 pic.twitter.com/2x4cbsIdy7— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 16, 2023
/TV Arbëria