Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhunë brenda familjes në Ferizaj – i dyshuari e sulmon fizikisht viktimën

Dhunë brenda familjes në Ferizaj – i dyshuari e sulmon fizikisht viktimën

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht familjaren e tij. Ndërsa, bëhet e ditur se viktima në vetëmbrojtje i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit me një mjet të mprehtë.

“Ferizaj 15.03.2023-13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër nga Kosova, ndërsa viktima në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria